DVP Vlorë
Nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Sarandë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. M., 22 vjeç, banues në Ksamil, pasi ditën e djeshme duke drejtuar automjetin tip “Hyndai”, ka aksidentuar në rrugë, një fëmijë 3 vjeçe, e cila aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, në Tiranë.
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku në vendin e quajtur “Kanali i motorrit”, në lagjen “24 Maji”, është gjetur një shtetas, i cili dyshohet se është mbytur aksidentalisht në uji, nga grupi hetimor është bërë e mundur identifikimi i viktimës, i cili rezulton të jetë shtetasi me iniciale P. D., 65 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë.
Sot, rreth orës 07:35, në afërsi të fshatit Risili, një motomjet tip “Honda” me drejtues shtetasin A. K., 40 vjeç, është përplasur me një automjet tip “Fiat” me drejtues shtetasin A. N., 65 vjeç. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi A. K, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.