Këngëtarja Vida Kunora ka folur si  hapur për jetën e saj personale.

Ajo gjatë një interviste e ftuar në  ‘Glamour Zone’ ka treguar se si për një kohë mendonte se bashkëshorti e kishte tradhtuar, ndërkohë që ajo ishte shtatzënë.

“Kam gjetur dikur në shtëpinë time atlete, vathë dhe fije floku të një femre tjetër. Në atë kohë kam qenë shtatzënë me vajzën.

Kur e pyeta burrin, ai më tha se nuk do të ma bënte kurrë këtë, dhe u justifikua se në shtëpi kishte ardhur shoku i tij i ngushtë me të dashurën. Unë e besova. Më bëri komplimente me shumicë dhe ashtu ka ndodhur, ka qenë shoku i tij në shtëpinë tonë (qesh)” trehoi këngëtarja.