Rriten me 500 lekë për një kilogram krahasuar me një vit më parë
Këtë vit, jo çdo familje do të ketë në tryezën e saj për festa gjelin e detit. Rritja e pakontrolluar e çmimeve në tërësi ka ndikuar edhe në rritjen e çmimit të gjelit të detit. Në Mallakastër, çmimi për një kilogram i gjelit të detit shkon deri në 1,300 lekë, ndërsa fermerët e justifikojnë me shpenzimet që kanë për rritjen e tyre, pasi ushqimi për shpendët është rritur.
Nga ana tjetër, blerësit gjithnjë po largohen pasi çmimi për ta është i papërballueshëm. Duke e krahasuar me një vit më parë, çmimi i gjelit të detit këtë vit është rritur me 400-500 lekë për një kilogram. Akoma më i vështirë për t’u blerë simboli i festave do të jetë për pensionistët që e kanë të pamundur të blejnë me këto çmime. Në çdo supermarket të Ballshit edhe çmimet e artikujve ushqimorë janë rritur ndjeshëm këtë fundvit, duke bërë që shumë qytetarë të reduktojnë blerjet nga pamundësia ekonomike.
Mallakastra News