Është publikuar një listë me shtetet që kanë kuzhinat më të mira në botë për vitin 2022.
Vlersimi është bërë nga “TasteAtlas Aëards 2022”, dhe ku janë përfshirë 5v shtete. Në listën globale të kuzhinave më të mira në botë për vitin 2022, Italia u rendit e para e ndjekur nga Greqia dhe Spanja në vendin e dytë dhe të tretë respektivisht.
Kjo renditje ështtë bazuar në votat e audiencës për përbërësit, pjatat dhe pijet. Ajo që bie në sy është se Shqipëria nuk duket gjëkundi në këtë listëtë kulinarisë.
Sa për kuzhinat e tjera të rëndësishme, Taste Atlas i renditi këto 10 vende si më të mirat nga më të mirat në vitin 2022:
1-Itali
2-Greqi
3-Spanjë
4-Japoni
5-Indi
6-Meksikë
7-Turqi
8-SHBA
9-Francë
10-Peru