Pesë dyqane janë shkrumbuar brenda Tregut Industrial në Durrës, si pasojë e një zjarri të madh që ka rënë në këtë ambient. Shkaku i zjarrit nuk dihet ende, por bëhet me dije se dëmet janë shumë të mëdha.
Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë me shpejtësi në vendngjarje dhe kanë parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve. Për shkak të materialeve që nodheshin brenda dyqaneve, zjarri është përhapur me shpejtësi.
Dyshimet janë se kanë qenë fishekzjarret e hedhura nga qytetarët për ndërrimin e viteve ato që kanë shkaktuar zjarrin. Grupi hetimor dhe forcat zjarrfikëse pritet që në fund të përcaktojnë shkakun e saktë të këtij zjarrin, në ditën e parë të Vitit të Ri 2023.
Kujtojmë se, kjo nuk është hera e parë që në këtë ambient bie zjarr. Edhe më parë, të paktën në dy tre episode ndër vite, Tregu Industrial i Durrësit është përfshirë nga flakët.