Dy partnerë të një biznesi në Florida vdesin pasi qëlluan me njëri-tjetrin për mosmarrëveshje vetëm disa ditë pas Krishtlindjeve.
Xavier Figueroa, 39 vjeç dhe Akeido Bennett, 31 vjeç, u gjetën të vdekur nga oficerët e policisë duke iu përgjigjur një raporti për të shtënat rreth orës 15:00 me kohën lokale më 29 dhjetor.
Trupi i Figueroa u gjet brenda një biznesi në 3135 US 92 East, pranë Fish Hatchery Road, ndërsa Bennett u gjet i vdekur brenda kamionit të tij që ndodhej afër biznesit.
Zyra e Sherifit të Qarkut Polk nuk publikoi emrin e biznesit, apo rolet e secilit prej burrave të përfshirë. Të dy Figueroa dhe Bennett ishin nga qyteti i Kissimmee në Florida.
Hetuesit që po punojnë në këtë rast besojnë se Bennett mund të ketë tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes pas të shtënave, kjo është arsyeja pse ai u gjet brenda kamionit të tij. Ai dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e një plagosjeje me armë zjarri.
Detektivët me Zyrën e Sherifit të Qarkut besojnë se dy partnerët e biznesit qëlluan reciprokisht njëri-tjetrin si rezultat i një mosmarrëveshjeje të vazhdueshme. Është e paqartë se për çfarë burrat mund të kenë qenë duke u grindur para të shtënave.
Në një deklaratë për këtë çështje, Sherifi Grady Judd e përshkroi incidentin si një ngjarje që mund të ishte shmangur.
Oficerët e policisë kanë konfirmuar se hetimet për të shtënat janë duke vazhduar.