Qeveria e Japonisë do të ofrojë 1 milion Jen për çdo fëmijë në familje, për ata që vendosin të largohen nga Tokio. Plafini i fundit vjen teksa qeveria po përpiqet të ndryshojë rënien demografike, migrimim ekonomik dhe joshjes së metropolit më të madh në botë.
Familjeve që zhvendosen do u ofrohen 7 mijë e 600 dollarë për fëmijë në momentin që zhvendosen nga Tokio e mbipopulluar ne komunat jashtë qytetit dhe prefekturave përreth tij. Mëgjithatë ata mund të marrin një shumë edhe më të madhe nëse fillojnë një biznes.
Gjysma e parave do të ofrohen nga qeveria dhe gjysma tjetër nga bashkitë lokale. Ata që marrin paratë duhet të qendrojnë në periferi për një minimum prej pesë vjetësh, ose përndryshe do të duhet t’i kthejnë paratë shtetit.
Qeveria shpreson se 10,000 njerëz do të kenë lëvizur nga Tokio në zonat rurale deri në vitin 2027
Popullsia në rënie, plakja e Japonisë dhe migrimi i të rinjve në kryeqytet kanë goditur në mënyrë dramatike rajonet përtej Tokios, Osakës dhe një pjesë të vogël të qyteteve të tjera të mëdha.
Tokio është është kryeqyteti më i populluari në botë, me një popullsi Afro 14 milion njerëz./abcnews.al/