Ky është 53 vjeçari që ndërroi jetë tragjikisht ditën e sotme në Lezhë teksa po frynte gomën e kamionit. Spas Milloshi punonte si gomist në një servis në zonën e Kryqëzimit të Spitenit dhe ishte duke fryrë gomën e një kamioni kur plasi duke e lënë të vdekur në vend.

“Rreth orës 08:30, në një servis automjetesh në afërsi të Kryqëzimit të Spitenit, shtetasit S. M. 53 vjeç, gomist pranë servisit, duke punuar, i ka shpërthyer një gomë automjeti, e për pasojë ka humbur jetën.”, njoftoi policia për ngjarjen e rëndë. /abcnews.al