Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen e sotme SanMarino-Shqipëri, e vlefshme për kualifikueset të Botërorit Katar 2022.
Në formacionin titullar të Kombëtares Shqiptare vihet re një rikthim. Bëhet fjalë për Arlind Ajeti, i cili ishte shumë i rëndësishëm në Euro 2016.
Shqipëria përballet me San Marinon prej në 20:45 dhe tashmë janë zbuluar edhe formacionet zyrtare, që janë publikuar nga UEFA në faqen e saj zyrtare në faqen online.
Trajneri Edy Reja ka zgjedhur për portën Thomas Strakoshën, që rikthehet të luajë pas disa kohësh. Në mbrojtje Ajeti ka marrë vendin e Ismajlit dhe luan krah Gjimshitit dhe Veselit.
Hysaj e Lenjani aktivizohen nga krahët, kurse në mesfushë Bares i bashkohen Ramadani dhe Memushaj. Sulmi i është besuar Brojës dhe Manajt.
Shqipëria, formacioni zyrtar: Strakosha, Gjimshiti, Ajeti, Veseli, Hysaj, Lenjani, Memushaj, Ramadani, Bare, Manaj, Broja. Trajner: Edoardo Reja.
(E.H/Faxweb.al)