4 persona kanë humbur jetën si pasojë e të shtënave që janë regjistruar në një kompleks zyrash në Kalifornia të SHBA. Paraprakisht mësohet se në mesin e të vdekurve është edhe një fëmijë.
Nuk ka ende detaje mbi sulmin me armë, por së fundmi SHBA është tronditur disa herë nga sulmet terroriste.
Mediat e huaja raportojnë se autori ka mbetur i plagosur, por nuk dihet nëse është plagosur nga policia apo në rrethana të tjera.
Në vendin e ngjarjes u gjet një armë zjarri, ndërsa po hetohet mbi shkaqet e ngjarjes. Policia thotë se aktualisht nuk ka rrezik për qytetarët