Partia Demokratike u ka bërë thirrje emigrantëve shqiptarë që të vijnë në votojnë në Shqipëri në zgjedhjet e 25 prillit.
Në një deklaratë selia blu e quan dështim të Edi Ramës dhe qeverisë faktin që nuk u realizua votimi i emigrantëve në këto zgjedhje.
PD-ja zotohet se do të mundësojë votimin elektronik për çdo qytetar shqiptar, brenda dhe jashtë vendit.
“Edi Rama është një dështim në çdo drejtim.
Pas 8 vjetësh premtime, ai dështoi t’u sigurojë emigrantëve shqiptarë të drejtën kushtetuese të votës në vendin ku ata jetojnë.
Regjistrimi i qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë atdheut është përgjegjësi ekskluzive e qeverisë dhe Edi Rama nuk e përmbushi qëllimisht atë.
Për 8 vite me radhë, Rama përdori emigrantët dhe Diasporën për propagandë dhe për abuzim me fondet publike.
Rezultati final ishte mashtrimi dhe zhgënjimi i mbi 1 milionë shqiptarëve të Diasporës.
Partia Demokratike, nesër në qeverisje, do te bëjë te mundur votimin elektronik për çdo qytetar shqiptar, brenda dhe jashtë vendit.
Me votimin elektronik ne përmbushim angazhimin tonë që shqiptarët e Diasporës të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar nga vendi ku jetojnë.
Partia Demokratike u bën thirrje emigrantëve te vijnë ne Shqipëri për të votuar ne 25 Prill. Së bashku do te bëjmë ndryshimin!”
ora news