Miss Amerika R’Bonney Gabriel është shpallur të shtunën më e bukura e Universit për vitin 2023, në një konkurs që u zhvillua në Nju Orlins të Luizianës.


Gabriel, e cila ishte e para filipino-amerikania që merrte titullin e bukuroshes amerikane, rrëmbeu kurorën e Miss Univers përpara Amanda Dudamel nga Venezuela dhe Andreína Martínez nga Republika Domenikane.


Në edicionin e 74 të të këtij kompeticioni morën pjesë 84 vajza nga e gjithë bota.
Kur Gabriel hyri në Top 5, ajo u pyet: “Miss Universe së fundmi bëri një ndryshim gjithëpërfshirës duke lejuar nënat dhe gratë e martuara të konkurrojnë këtë vit. Cili është një ndryshim tjetër që dëshironi të shihni dhe pse?”


“Për mua, do të doja të shihja një rritje të moshës sepse jam 28 vjeç. Dhe kjo është mosha maksimale që lejohet për të konkurruar.

Dhe mendoj se është një gjë e bukur. Citati im i preferuar është “nëse jo tani, atëherë kur?” Sepse si grua, besoj se mosha nuk na përcakton. Nuk është nesër, nuk është dje — por është tani. Koha është tani”, tha ajo.