Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur Kavajën ditën e sotme në internerarin e fushatës për zgjedhjet e 25 prillit.
Ai sërish ka kritikuar dhe ironizuar grumbullimet e qytetarëve gjatë fushatës së kreut të PD-së, Lulzim Basha. Rama theksoi se është në dorën e shqiptarëve që tu jepet një mësim atyre.
“Disa thonë ça na flet ik kapi, ça të kapësh si t’i kapësh të çojmë makinat e blinduara apo makinat me ujë. Le të shpresojmë që shqiptarët më shumë se asnjëherë tjetër t’i japin një mësim të madh këtyre honxho bonxhove se kanë 8 vite që vetëm shkatërrojnë, që nuk kanë dhënë një kontribut të vetëm. Bie tërmeti këta bëhen me tërmetin, bie flama vjen një virus që vjen një herë në 100 vjet ata bëhen me virusin”, tha Rama.
Top Channel