Nevis Ibrahimi, polici që tentoi të fuste një sasi lënde narkotike në burgun e Drenovës ka “qepur” gojën kur është marrë në pyetje.
Atij iu gjet një sasi kanabisi në trup gjatë kontrollit e cila mësohet të ketë qenë rreth 30 gram.
Kanabisi ishte ndarë në doza dhe e kishte futur në rrobat e brendshme.
Sasia e lëndës narkotike do t’i jepej një të burgosuri, por deri më tani i arrestuar nuk ka treguar se për cilin të burgosur bëhet fjalë.r.t/abcnews.al