Një person është plagosur me armë zjarri në Pejë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe i plagosuri është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërkohë që po punohet për identifikimin e autorit.
Njoftimi i policisë:
VRASJE NË TENTATIVË/ Pejë 22.01.2023 – 05:15. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është plagosur me armë zjarri, me ç’rast është dërguar në emergjencë për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për procedurat e mëtutjeshme.