50- vjeçari, i cili akuzohet se vrau bashkëshorten e tij 54-vjeçare në orët e para të së dielës, në shtëpinë e tyre në Nicë, ka dal sot në prokurori.

Autori ka dalë mbrëmë nga spitali ku po trajtohej, për shkak të një krize epileptike që ka përjetuar pas arrestimit.

Kujtohet se, pak pas orës 05:00 të së dielës, 50- vjeçari ka telefonuar policinë dhe në gjendje të dehur ka thënë: “Ejani në shtëpinë time se kam vrarë gruan”.

“Ejani në shtëpi, vrava gruan time”, burri me probleme mendore dhe i dehur vret gruan në Greqi
Oficerët e policisë, të cilët kanë shkuar me shpejtësi në katin e parë të rrugës Bosporou, kanë gjetur gruan fatkeqe të vdekur me shenja në qafë. Vdekja e saj, sipas mjekut mjekësor, ka ardhur për shkak të mbytjes me gjurmë të bllokimit të gojës dhe hundës.

Sipas informacioneve nga burime policore, i akuzuari ndër të tjera gjatë marrjes në pyetje ka thënë: “ Kam qenë duke pirë jashtë dhe kur kam ardhur në shtëpi kemi pasur një përleshje të ashpër me gruan time dhe më pas e kam vrarë” .

Bëhet e ditur se çifti kishte një vajzë, 13 vjeçe sot , e cila jeton në shtëpinë e një të afërmi.