Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja në një dalje për mediat u ndal të ngjarja e 21 janarit.Manja tha se 21 janari duhet të hetohet si krim shtetëror, dhe se prova e re e bërë publike para pak ditësh tregon se ka pasur një zinxhir komandues dhe urdhërues për të qëlluar nbi protestuesit me 21 janar 2011.
Manja i beri thirrje SPAK që rë hetohen Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Ndrea Prendi.
Manja: Do të kallëzojmë në SPAK ish-kryeministrin Sali Berisha, ish-ministrin e Brendshëm, dhe ish-komandantin e Gardës, por dhe gjithë zinxhirin tjetër të Gardës së Republikës që ka dalë pas publikimit të një prove të re në mediat e vendit. Është ora që SPAK që është kompetente për hetimin e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë të shtetit të bëjë drejtësi për 21 Janarin.
Është ora që SPAK të bëjë drejtësi për 21 janarin. 21 janari nuk është hetuar asnjë ditë si vrasje shtetërore. Fakti i bërë publik para pak ditësh tregon se ka pasur një zinxhir komandues dhe urdhërues për të qëlluar nbi protestuesit me 21 janar 2011. I takon prokurorisë ta marrë këtë provë te re dhe të nis hetimet një orë e më përpara.SPAK do ti duhet ti japë përgjigje familjarëve te viktimave por edhe qytetarëve shqiptar.
Ish kryeministri Berisha, cdo ditë për 12 vjet me radhe ka deklaruar se protestuesit i vrau Garda e Republikës që sipas tij mbrojti kryeministrinë nga 4 qytetarë me duar në xhepa.Ka një fakt të ri që duhet të hetohet nga SPAK.
Ne presim që SPAK të thirr të gjithë personat që kanë qenë të përfshirë në këtë ngjarje dhe të zbardh përfundimisht të vërtetën. 21 janari ishin vrasje të pastra shtetërore.