Në një rubrikë te hapur prej disa ditesh në rrjetet sociale kandidati i PD për Elbasanin Luçiano Boçi ka ftuar qytetarët që të denoncojnë problematikat e tyre. Njëri prej tyre eshte edhe nje punonjes i bashkise se Elbasanit i cili i ka derguar Boçit nje informacion ne lidhje me detyrimin qe drejtuesit e bashkise Elbasan i bëjnë punonjesve për te ndare, pëlqyer apo komentuar materialet e kryetarit te bashkise. Edhe pse ky informacion i eshte derguar z.Boçi ne menyre konfidenciale nga punonjesi i bashkisë ,Luçiano Boçi nuk ka hezituar tja bej tê ditur publikisht identitetin.Nuk dihet nese punonjesi i bashkisê ka dhënë miratimin e tij per publikimin e emrit por vlen te theksohet se sido që të jetë ekziston fakti Boçi nuk është i besueshëm të paktën sa i takon ruajtjes se privatësisë.