Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 33-vjeçar me inicialet E.Ç.,banues në Vlorë,pasi u kap në flagrancë duke transportuar 12 shtetas te huaj nga vendet e treta.


Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave të hartuara nga DVP Elbasan, për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalimin e paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar me destinacion vendet e BE-së, specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm në DVP Elbasan,pas informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas po transportonte nga Korça disa shtetas nga vendet e treta me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit,kundrejt fitimit prej 100 € për person kanë arrestua 33 -vjeçarin E.Ç.


Materialet hetimore i kanë kaluar në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së parë Elbasan për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm kufiri”.