Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka përjashtuar deputetin e Partisë Demokratike, Gazment Bardhi nga seanca plenare. Kjo erdhi pas tensioneve të shkaktuara për shkak të tejkalimit të interpelancës për shkak se deputeti demokrat nuk e pranoi pa prezencën e kryeministrit Edi Rama.
“Bardhi e sqaruat qëndrimin tuaj më se një herë dhe nuk jeni të gatshëm të zhvilloni interpelancën. U tërhoqe nga interpelanca. Nuk mund të rrimë gjithë ditën duke të të sqaruar ty”, tha mes të tjerash Nikolla duke i dhënë më pas fjalën ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi.
Por ky i fundit nuk u lejua të fliste nga deputeti demokrat, gjë që shkaktoi më shumë tension. Marrë shkas nga kjo, Nikolla e përjashtoi deputetin demokrat nga seanca
Pjesë nga biseda:
Nikolla: Nuk mund të rrimë të të sqarojmë ty, s’ke dëshirë të lejosh që të vijohet me punën e parlamentit. Zoti Bardhi ju tërheq vëmendjen, të lutem.
Peleshi: Po fjalën s’ma dhe ti mua, po s’është me dhunë kjo more zotëri, kam detyrim ligjor të prezantoj projektligjin.
Nikolla: Ju tërheq vërejtjen për fyerje.
(Bardhi i heq mikrofonin Peleshit)
Nikolla: Jeni i përjashtuar nga seanca plenare.
/abcnews.al