Seanca plenare e Parlamentit Europian votoi pro heqjes së imunitetit të eurodeputetëve Andrea Cozzolino dhe Mark Tarabella të enjten, në kuadër të hetimeve të skandalit të Qatargate.

I pranishëm në sallë ishte eurodeputeti belg Tarabella. Votimi për të dy revokimet u bë me ngritjen e dorës. Komisioni për Çështje Juridike votoi njëzëri për heqjen e imunitetit.

“Unë votova pro, tani drejtësia do të bëjë punën e saj.  Do të kem mundësi të shprehem dhe do të mund t’i përgjigjem sulmeve të shtypit”, shpjegoi Tarabella pasi PE dha dritën jeshile për heqjen e imunitetit

Çfarë është Qatargate?

Figura të larta politike akuzohen në Bruksel për marrjen e shumë të mëdha të parave nga Katari dhe Maroku. Në këmbim, të dy vendet do të kishin gëzuar mbështetje politike për të përmirësuar imazhin e tyre në komunitetin ndërkombëtar.

/abcnews.al