Ish-kryetari i Bindjes Demokratike Astrit Patozi i ftuar në emisionin “Breaking” ka diskutuar në lidhje me ngjarjet e fundit politike në vend ku ndër të tjera ka komentuar edhe zhvillimet ndërkombëtare të ish drejtuesit të lartë të FBI MC Conigal dhe kryeministrit Rama.
Patozi : “Unë mendoj se qeveria ndodhet në një pozicion të vështirë për shkak të përmendjes së z.Rama në një raport të FBI për një ish zyrtarë të lartë të këtij institucioni dhe sigurisht që gjendet në pozita mbrojtjeje sot për shkak se ka dyshime të arsyeshme që e lidhin atë me një aferë korruptive ku për shkak të luftës së brendshme politike ka tentuar që të nxisi një hetim në Amerikë në drejtim të ish kryetarit të opozitës Lulzim Basha dhe kjo është evidente që qeveria është e tërhequr dhe e bezdisur nga përmendja e emrit të z.Rama në Amerikë dhe sidomos nga akuzat e opozitës dhe kjo është e vetëkuptueshme. Ku është një rast për të provuar se edhe në kushtet kur opozita nuk ndodhet në kushte të forta ka problemet e saj të brendshme gjithsesi kur një qeverisje është e lodhur dhe e mbytur nga aferat dhe korrupsioni ajo është e vetëmjaftueshme për ta vënë veten në pozitat e z.Rama sot. Gjithçka thuhet në adresë të qeverisë është një faturë që ajo duhet ta mbaj. Sa I përket kundër akuzave ajo që unë nuk pëlqej është fakti që në këtë aferë opozita kryesore apo Foltorja apo PD nuk ka asnjë arsye pse ta ekzagjërojë sepse edhe me kaq sa dihet është mjaftueshëm qé ka një përpjekje për ta hiperbolizuar atë që ka ndodhur me z.Rama apo me ish zyrtarin e lartë të FBi I cili është nën hetim është i mjaftueshëm që publiku të krijojë një ide për qeverinë. Hiperbolizimi apo shpikja e gjërave të reja nuk janë të verifikueshme dhe nuk janë të provurshme sigurisht që I zbut efektet që mund të kishte në rast se opozita apo kushdo aktor publik do të merrej thjeshtë me aq sa dijmë.
Nuk e gjej me vend përpjekjen e opozitës për ta zmadhuar atë që ka ndodhur mes zyrtarit të FBI dhe kryeministrit të Shqipërisë”.
(Intervistën e plotë mund ta ndiqni në YouTube në TOP NEWS).
Egnatia news