Gërryerjet e paligjshme në lumin Shkumbin vazhdojnë të pa shqetësuar nga institucionet ligjzbatuese.
Në emisionin Fiks Fare erdhi një denoncim për këtë katastrofë mjedisore. Grupi i xhirimit i emisionit investigativ duke marrë shkas edhe nga denoncimi i bërë në redaksi ka arritur të faktojë që gërryerjet në lumin Shkumbin bëhen në mes të ditës në afërsi të një pike inertesh.
Fadroma që kryen gërmimet në lumë dhe 2 kamionë që presë të mbushen sapo indetifikojnë grupin e xhirimit hyjnë menjëherë në pikën e inerteve dhe parkohen aty.
lGazetarët e Fiksit lajmërojnë Inspektoriatin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit Elbasan për këtë paligjshmëri,ndërkohë që mundohen të hyjnë brenda pikës së inerteve. Kur gazetarët e Fiksit hyjnë në brendësi puna e përpunimit të inerteve vijon normalisht në të gjitha makineritë, por ndërpritet menjëherë pas pak minutash dhe makineritë fiken të gjitha sapo vihet re prezenca e gazetarëve të Fiksit.
Një i afërm i pronarëve i lajmëron që të vijnë . Në pikë mbërrijnë dhe inspektorët e Mbrojtjes së Territorit dhe të shoqëruar nga gazetarët shkojnë të inspektojnë vendin ku janë kryer gërryerjet e paligjshme.
Pas 3 orë pritje mbërrin dhe pronari që prezantohet si Alfred Salla. Gjatë komunikimit me të ai pranon se gërryerjet në lumin Shkumbin po i cili gjatë komunikimit me gazetarët e Fiksit pranon se gërryerjet bëhen në mënyrë të paligjshme.Inspektorët marrin të dhënat përkatëse si dhe niptin për të vijuar më tej procedurat, pasi kryhen të gjitha vetëm online.
Gazetarëve të Fiksit nga kontaktet dhe informacionet e dhëna nga inspektorët ju bëhet me dije se ky subjekt që ka kryer gërryrje në mënyrë të paligjshme në lumin Shkumbin është gjobitur me 10 milion lekë të vjetra!
Top Channel