Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se një mision shpëtimi solidariteti do të niset sot për në Turqi pas tërmetit shkatërrues që preku vendin dhe Sirinë, e që ka lënë me qindra të vdekur dhe mijëra të plagosur.

Ndërkohë ka shprehur ngushëllimet për të gjitha familjet e shumta që humbën jetën në tërmetin tragjik.

Reagimi i Rames:

I pikëlluar thellësisht për lajmin e mëngjesit të sotëm për tërmetin shkatërrues që goditi disa pjesë të Turqisë dhe Sirisë. Ngushëllimet tona më të thella për familjet e shumta që humbën jetën dhe u urojmë shërim të shpejtë të lënduarve. Një mision shpëtimi solidariteti do të niset sot për në Turqi