Një tërmet shkatërrues në Siri dhe Turqi ka tronditur banorët ndërsa ka shkaktuar mbi 600 jetë të humbura dhe mijëra të plagosur. Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë nisur punën për personat nën rrënoja ndërsa në pamje duket momenti kur shpëtohet një fëmijë në Siri.

Tërmeti ka rënë mëngjesin e kësaj të hëne dhe ka qenë me magnitudë 7.9. Ndërkohë ka pasur mbi 40 paslëkundje, që po ashtu kanë qenë me intensitet të lartë.