Ky që shihni në këto pamje është Ramazan Korra, një aksident shumë vite më parë do të bëntë që ai të sorollatej dyervë të spitaleve për më shumë se 17 vite. Disa vite më parë teksa ishte në këmbë Ramazani u godit nga një motor dhe pasojat e asaj përplasje po i vuan edhe sot. Ndërhyrjet kirurgjikale kanë qënë të shumta si brenda dhe jashtë vendit por pavarësisht tyre nuk ka gjetur shërim madje duket se situata sa vjen e përkeqësohet, Ramazani tregon kalvarin e gjatë të vujtjeve .

Sikur të mos mjaftonin vuajtjet shendetësore Ramazanit i kanë ndërprerë edhe kempin që përfitionte prej disa vitesh.

Për shkak së shpenzimet kanë qenë të shumta ai tregon me lot në sy se është detyruar të marri para borxhë edhe për ilacet.

Ramazani ka nevojë për ndihmë pasi gjendja e këmbës sa vjen e agravohet ndaj ai i frikësohet më të keqes. Kushdo që mundet ta ndihmojë!