Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ftuar qytetarët që të protestojnë përpara Parlamentit të mërkurën në datën 8 shkurt të këtij viti.
Komentet Berisha i bëri gjatë një takimi me Lidhjen Demokratike të Gruas, ku u shpreh se pas protestës së 11 shkurtit do të nisë një stinë e gjerë protestash në të gjithë vëndin, që do të mbyllen me rrëzimin e Ramës.
Ai tha se nëse Rama flet për tërmet me votën e shqiptarëve, shqiptarët do ia bëjnë tsunami atij qeverisjen.
Sipas Berishës, kryeministri Rama përmes McGonigal kërkoi asgjesimin e opozitës dhe vrasjen e pluralizmit në vend.
“Çdo ditë duhet të bëjmë gjithçka për fitoren e kandidatëve tanë. Ky ka zgjedhur përjashtimin e PD-së nga procesi zgjedhor. Ne jemi në të drejtën e idealeve tona, të ligjeve dhe kushtetutës sonë dhe e garantoj Ramën që do të marrë atë që Meriton në këtë përpjekje antidemokratike. Rama është i aftë të ndërmarrë çdo veprim dhe ne jemi të aftë t’i japim çdo përgjigje. Nuk mundet të shpërbëhet ky komb në këtë mënyrë përpara syve tanë. Një vend i cili ka realisht pasuri përrallore, braktiset si një vend i mallkuar, ndërkohë që është vend i bekuar. Rama ka për mision shkatërrimin e kombit shqiptar. A është ky i lidhur me Putinin apo Vuçiçin? Me firmë nuk ka rëndësi, por ju shikoni veprimet e tij.
Ky bëhet avokati më i madh i mosvendosjes së sanksioneve të Serbisë ndaj Rusisë. Serbia mbetet prapavijë e Rusisë dhe nuk respekton sanksionet dhe ky anti-shqiptar del dhe e mbron, del edhe thotë e keni gabim, pse i kërkoni sanksionet. Ky përbën një turp kombëtar, përbën një ndëshkim. Të mërkurën do e thërrasim në Parlament.
Nuk ka asnjë çështje tjetër Parlamenti përveç tradhëtisë së tij. Të vijë e të thotë me ç’moral çoi dokumentat për të goditur PD-në. Edhe nëse do të kishte diçka, Rama duhet të ndiqte rrugë ligjore dhe jo të privatizonte kreun e Kundërzbulimit të FBI-së dhe përfundimi ishte shantazhi ndaj Bashës. Duke mos çuar dosjen në Gjykatën Kushtetuese, ai e mori Bashën nën sqetull. E keni parë sot të flaës një fjalë Lulzim Basha? Jo. Sepse marrëveshja me Ramën është bërë në kurriz të demokratëve. Unë e kisha bërë të qartë që koalicion me Ramën nuk mund të bënte Shqipëria. Asnjë komb në Europë nuk ka vuajt sa ne për mungesën e opozitës.
Pas Enver Hoxhës, ky mbetet në historinë shqiptare, armiku më i egër i shqiptarëve. Sillet si një pushtues i vërtetë. Jeton jashtë çdo standarti. Shtëpinë e Enver Hoxhës e ndërtoi qeveria. Ajo shtëpia aty ka pasur një oborr 2 mijë metra. 5 mijë metra e ka oborrin Rama në Surrel. Paguan rrogat e personelit të avionit. Opozita në një vend demokratik, mision kryesor ka kontrollin e qeverisë. Në çdo aspekt, përballja me të është misioni kryesor. Ne e kemi deklaruar, ne nuk vijmë në pushtet me mjete të tjera përveçse me votën e lirë. Ai flet për tërmet me votën, ne duhet t’ia bëjmë tsunam qeverisjen.
Me votën jemi korrekt, nuk preket vota. Data 11 është sipari i një revolucioni, që do të ndalet vetëm me përmbysjen e Edi Ramës. Pasnesër në orën 10:00, sepse opozita sakrificë është, ne e kemi thirrur atë në Parlament. Ftoj qytetarët e Tiranës që të vijnë aty jashtë Parlamentit. Të jenë aty. Të thonë zërin e tyre. Nuk mund t’i lihet Parlamenti një krimineli si ai. Ai e dinte se ishte një kriminel se çdo kriminel tjetër në vend”, është shprehur Berisha.