Pogradec/Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Pasagjeri”.
Operacioni u finalizua pas hetimeve trejavore nga Komisariati i Policisë Pogradec, nën drejtimin e Prokurorisë së Pogradecit, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta.
Transportonte lëndë narkotike, ndërkohë që udhëtonte si pasagjer në një mjet të transportit publik, vihet në pranga 37-vjeçari.
Vihen në pranga edhe 2 shtetas që bashkëpunonin me 37-vjeçarin, për ta shitur lëndën narkotike, në qytetin e Pogradecit. Shpallet në kërkim 1 bashkëpunëtor tjetër.
Gjatë kontrollit të banesës, njëri nga të arrestuarit tentoi të digjte celularin e tij, me qëllim që të zhdukte provat.
Sekuestrohen 52.7 gramë heroinë dhe 3 celularë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, pas hetimeve trejavore, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Pasagjeri”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
A. K., 37 vjeç, M. Ll., 37 vjeç, K. N., 35 vjeç, banues në Pogradec. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi M. B., 43 vjeç, banues në Elbasan.
Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, se disa shtetas ushtronin aktivitetin kriminal të shpërndarjes së drogave të forta, në qytetin e Pogradecit, shërbimet e Policisë organizuan veprimet dhe bënë lokalizimin e shtetasit A. K., i cili kryente transportimin e lëndës narkotike, nga qyteti i Elbasanit në drejtim të Pogradecit, ndërkohë që udhëtonte si pasagjer në një automjet (furgon) të transportit publik, të linjës Elbasan-Korçë.
Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën 52.7 gramë lëndë e dyshuar narkotike heroinë, që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Nga veprimet heimore dyshohet se shtetasi M. B. (i shpallur në kërkim) siguronte lëndën narkotike, ndërsa 2 shtetasit e tjerë M. Ll. dhe K. N., pasi merrnin sasinë e drogës nga 37-vjeçari A. K., e shpërndanin atë në doza të vogla, në Pogradec.
Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë ushtruan në banesën e shtetasit K. N., ky shtetas ka tentuar të djegë celularin e tij, me qëllim që të zhdukte provat për këtë veprimtari kriminale.
Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshm