Pas përfundimit të mbledhjes, Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka dalë për të publike vendimet e marra ditën e sotme.

Ai bëri me dije se është është vendosur të ndryshohet vendimi i marrë para pak ditësh, i cili sipas tij u mor në një afat shumë të shkurtër për shkak të emergjencës në shtetin turk, për të rritur numrin e kontingjentit.

Peleshi bëri me dije se janë dërguar 73 forca kërkim-shpëtimi, që janë ekspertët më të mirë në vend, por edhe forca ushtarake, po ashtu edhe mjete.

“Vendimi i Këshillit të Ministrave që është miratuar ka të bëjë kontingjentin e dërguar në Turqi. Ne i jemi përgjigjur menjëherë përmes mekanizimit europian, ndërsa kemi bërë ndryshim të këtij vendimi, me qëllim shtimin e numri.

Në Turqi janë dërguar 73 forca kërkim -shpëtimi, që janë ekspertët më të mirë në vend, por edhe forca ushtarake si edhe mjete të nevojshme.

Kemi marrë një falënderim publik nga mekanizmi europian i mbrojtjes civile, në të cilin nuk  kemi shumë që jemi bërë pjesë.

Jemi një vend i vogël, por me zemër të madhe. Kontributi jonë atje nuk është modest, por i qenësishëmn. Jemi pranë popullit turk.”, tha ndër të tjera Peleshi.r.t/abcnews.al