Anëtari i këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Aleksandër Biberaj, është shprehur se ky model i protestave të opozitës ka dështuar dhe sipas tij qytetarët nuk vijnë në protesta për të dëgjuar fjalime, por për të shprehur urrejtjen ndaj qeverisë.
Komentet Biberaj i bëri në një intervistë për Panorama TV, ku shtoi se të gjitha mjetet përballë një bande siç sipas tij është kjo qeveri, janë legjitime.Ai tha më tej se qeveria Rama duhet përmbysur me çdo kusht, pasi sipas tij, në zgjedhje është e vështirë që Rama të mposhtet, pasi sipas tij ai ka kapur çfarëdolloj pushteti dhe nuk ka votime të drejta.
“Vetë protesta nuk ka kuptim shëtitje. Mesa duket vijon i njëjti model. Për 10 vite që Rama është në pushtet me bandat e tij, ne vijojmë me protesta të tilla që ikim në shtëpi. Askush nuk vjen në protest për të dëgjuar fjalime, por për të shprehur dufin, urrejtjen. Ky model ka rezultuar model i dështuar. Ne duhet të kemi demonstrate, revolta, pra të gjitha format demokratike që janë përdorur për të përmbysur klikat. Ne bëjmë procesionin e radhës, ato vijojnë shkatërrojnë vendin, të ardhmen e vendit. Vihet në pikëpyetje ekzistenca jonë kombëtare. Gjërat janë krejt të thjeshta, por lidershipit të opozitës i mungon kurajo dhe aksioni politik. Të gjitha mjetet përballë një bande janë legjitime. Most ë shkojmë më larg, ato janë protesta. Le të ndizen, ky vend duhet shpëtuar. Sot që flasim, opozita nuk ka asnjë punonjës në administratën lokale.
Këtu është bërë një katrahurë e vërtetë. Kanë ardhur njerëz nga e gjithë Shqipëria.I njoh. Ata presion aksion politik, jo fjalime. Sot nuk kishim as fushatë e as protest. Veliaj e ka nisur fushatën që ditën e parë që vodhi zgjedhjet. Ata vjedhin për të fituar zgjedhjet, pastaj vjedhin zgjedhjet për të vjedhur popullin. Opozitat nuk i emërojnë gjykatat. Po qe lëvizje demokratike, çfarë do lloj diktature e përmbys. Duhet krijuar fryma. Nuk rrëzohet Edi Rama me FB as me fjalime. E shikloni çfarë bëhet në Parlament? Ata kanë përjashtuar Gazment Bardhin që të mos pranohet mocioni për Lindita Nikollën. Përderisa e lejojmë ne shqiptarët, ai le të vazhdojë të tallet.
Koka e oktapodit shqiptar është Edi Rama dhe kuptohet që Ai dhe Veliaj duhen përmbysur të dy. Duhet të përmbyset Edi që të përmbyset më pas Erioni. Edhe nga pikëpamje e shkencave ekzakte, ka një shpërdarje normale të emigracionit, por emigracioni shqiptar ia ka kaluar edhe Sirisë. Ka përgjegjësi edhe opozita. Shqiptari ikën kur nuk shikon shpresë. Rama është i plotpushtetshëm. Do të jetë për kohë të gjatë në drejtimin e këtij vendi nëse ne nuk e përmbysim. Këtu nuk ka votime”, u shpreh Biberaj.
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Aleksandër Biberaj ka shprehur kritika ndaj protestës së zhvilluar sot nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Biberaj tha se nuk mund të rrëzohet kryeministri Rama me protesta të zhvilluara një herë në dy muaj. Sipas tij, duhet radikalizuar situata duke bllokuar rrugë, porte dhe aeroporte.
Ndër të tjera, Biberaj i bëri thirrje drejtuesve të PD-së që të bëjnë sa më shumë protesta, përpara se të largohen shqiptarët nga vendi.
Biberaj: Duhet përmbysur Edi që të përmbyset Veliaj pastaj. Po ikin intelektual, edhe gjenerata e dytë për të tretë. Po ikin biznesmenë. Ka një shpërndarje normale të emigracionit botëror. Emigracioni që vjen nga Shqipëria ia ka tejkaluar edhe Sirisë. Ka përgjegjësi dhe opozita. Po të vazhdojmë me këto protesta një herë në dy muaj, atëherë Edi Rama do vazhdojë të vjedhë. Ka bllokuar pluralizmin. Këtu s’ka votime.
Pyetje: Këtë e ka bllokuar Rama?
Biberaj: Opozita është e dobët, ajo nuk diskutohet fare. Në 8 vite ne bëmë eksperimente me Lulzim Bashën. Edhe tani me Berishën ne kemi një vit që nuk është e bashkuar. Ne e votuam Berishën për aksion politik. Nuk është vetëm opinioni im. Unë i kam takuar të gjithë. Kam kërkuar protesta dhe radikalizim të situatës. Duhen bllokuar rrugët, portet, aeroportet. Me protesta të tilla, Rama s’ka për të ikur. Rama është një model i deformuar i Enver Hoxhës.
Ka disa analistë me pagesë që i shërbejnë qeverisë. Analistët me pagesë janë si vrasës me pagesë. Nuk po thotë njeri që ta rrëzojmë këtë qeverisje me dhunë. Le ta rrëzojmë këtë, të vijë një person tjetër, të jetë një socialist, të bëhet një qeveri e përbashkët. Nuk ka zgjedhje, ky është shqetësimi më i madh. Asnjë forcë politike s’mund të vijë në pushtet me dhunë.