Çfarë po flitet për TikTok? Aplikacioni i medias sociale me video ka pushtuar botën. I përhapur kryesisht në mesin e gjeneratës Z (të lindurit e 1997 – 2012), TikTok po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm përtej bazës së tij të përdoruesve, për shkak të rëndësisë së memeve dhe tendencave të internetit, si dhe mënyrave në të cilat ai po ndryshon përmbajtjen e mediave sociale, përfitimin, viralitetin etj.

Ajo që ndodh me TikTok do të mbetet, me gjasa, në historinë e botës dixhitale, histori e cila do të na ndihmojë të kuptojmë se si do të zhvillohet ekonomia botërore gjatë 30 viteve të ardhshme.

Kjo s’ka të bëjë vetëm me rivalitetin global midis SHBA dhe Kinës, natyrisht, por përtej kësaj, për ndërveprimin midis teknologjisë dhe sjelljes njerëzore, për betejën midis etikes dhe jo etikës, për lindjen e profesioneve të reja, ndryshimet e strukturës së marketingut globalisht.

Duke qenë se varësia mes nesh dhe telefonave tanë është më e madhe se kurrë, ekziston një shans i vogël të mos keni dëgjuar për TikTok.

Nëse nuk e njihni, TikTok është një platformë e mediave sociale që përdor një format të shkurtër video së bashku me një homepage që disi ju tregon gjithmonë saktësisht atë që dëshironi të shihni.

Për këtë arsye, aplikacioni është tepër problematik dhe paraqet disa nivele shqetësuese të angazhimit, me 1.1 miliardë përdorues aktivë mujorë që kalojnë mesatarisht 52 minuta në ditë.

Për ta vlerësuar më tej këtë, ai ishte aplikacioni më i shkarkuar për dy vite radhazi (2020 dhe 2021) dhe ka përqindjet më të larta të angazhimit për postim nga çdo konkurrent tjetër i mediave sociale.

Dominimi që ka në këtë treg ka lënë në hije shpejt fuqitë si Instagram dhe Facebook. Kjo ka krijuar një vlerë të madhe ekonomike për markat, me aftësinë e tyre për të angazhuar klientët potencialë në një nivel maksimal të të gjitha kohërave. Pyetja që shtrohet është: si e kanë bërë këtë?

Ndikimi ekonomik i TikTok është i dyfishtë: së pari, algoritmi i tij kap kërkesën për të vlerësuar videot e njohura, më pas i tregon ato te një audiencë përkatëse që e shijon atë përmbajtje.

Së dyti, mundëson ‘tregtimin’ e produkteve në masë nëse prodhuesit krijojnë përmbajtjen e duhur, duke ulur ndjeshëm barrierat e bizneseve për të konkurruar. Bie fjala, në rast se ke klikuar dy herë një video me veshje fëmijësh, probabiliteti që të të dalin në homepage produkte të njëjta është shumë i lartë.

Varësia ndaj TikTok mund t’i atribuohet algoritmit të tij, i cili u jep përdoruesve përmbajtjen që ata duan të shohin më shumë. Kjo pjesë e kodit është një nga informacionet më konfidenciale dhe më të kërkuara në botë.

Gazeta Dita

Aa

Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Tiktok-erët shqiptarë, si po bëhen pará me platformën që ka pushtuar botën

EKONOMIKRYESORE

Tiktok-erët shqiptarë, si po bëhen pará me platformën që ka pushtuar botën

Published 12 Shkurt, 2023

Shperndaje

Gjigantë të tjerë të mediave sociale, si Facebook dhe Instagram, kryesisht u tregojnë përdoruesve të tyre përmbajtje nga krijuesit që tashmë po ndjekin, duke reduktuar ndjeshëm faktorin e ri dhe emocionues.

Anasjelltas, përdoruesve të TikTok u tregohen përmbajtjet që klikohen më shumë, edhe në rast se nuk e ndjekin përdoruesin. Nëse ju pëlqejnë të shihni përmbajtje me ushtrime në palestër dhe fitnesi, sigurisht që do t’ju rekomandohen video stërvitje, këshilla diete etj.

Tomi Kallanxhi, ekspert IT, pohon se algoritmi i TikTok funksionon si një sitë për të gjetur videot më tërheqëse.

“Nëpërmjet algoritmit, ata zgjedhin se cilat video bëhen virale bazuar në disa karakteristika. Kur ngarkohet një video, ata do t’ia tregojnë atë një numri të vogël përdoruesish dhe do të vlerësojnë se si ndërveprojnë me të. Nëse videoja krenohet me një shkallë të lartë angazhimi përmes pëlqimeve, komenteve dhe shpërndarjeve, ato do të rrisin qarkullimin e videos.

Nëse videoja nuk arrin të angazhojë shumë njerëz, ajo thjesht do të ngecë me pak ose aspak shikime. Këto metrika identifikojnë se cilat video ofrojnë dobi të lartë dhe sinjalizojnë për TikTok se kjo video do t’i mbajë përdoruesit të fiksuar.

Merrni si shembull Khabby Lame. Një emigrant në Itali i cili u bë viral për videot me situata qesharake dhe është bërë ylli më i madh i TikTok. Aplikacioni ka pranuar që kjo lloj media është shumë e kërkuar dhe e shpërndan atë në miliona faqe ‘për ju’. Këtu, lindin mundësitë dhe përfitimet për krijuesit e përmbajtjes” – thotë z. Kallanxhi.

Tiktok-erët shqiptarë

Nëse krijuesit e përmbajtjes në rrjetet e tjera sociale quhen “influencer” apo “bloger”, ata në TikTok quhen “tiktok-er”. Ky është vetëm një nga shumë ndryshime që ka kjo platformë nga rivalët e tij Facebook apo Instagram.

Valer Pinderi, një ndër përdoruesit shqiptarë aktivë të kësaj platforme, thotë për “Monitor” se ka paragjykime të “padrejta” mbi TikTok. Sipas tij, TikTok është një platformë me shumë potencial.

“TikTok, brenda një viti, arriti 1 miliard përdorues, ndryshe nga Instagram dhe Facebook. Ka ndryshime mes tyre se si u shfaqet përmbajtja përdoruesve. Deri më sot, gjithçka shikoje në rrjete sociale, ndikohej nga cili ndjek.

Ndërsa TikTok punon me përmbajtjen që ti klikon. Ka rrëmbyer dyfishin e Instagram në kohën që kalon një përdorues. Në Shqipëri ajo që vura re unë si sipërmarrës e trajnues, është se të rinjtë kalojnë 8-12 orë në rrjete sociale. Mund ta them pa frikë se tashmë rrjetet sociale janë media e katërt”, – thotë z. Pinderi.

Në vijim, sipas vëzhgimit të tij, krijuesit e përmbajtjes në Shqipëri janë ende amatorë, krahasuar me përdoruesit.

“Ata që hapin një profil në TikTok p.sh., nuk e vlerësojnë siç duhet. E nënvlerësojnë. Ndërkohë kjo platformë ka aq shumë potencial që p.sh. krijuesit e huaj e kanë kuptuar dhe krijojnë përmbajtje unike, interesante etj. Aktualisht, kam punësuar 8 persona nga TikTok”- thotë ai