Ka ndërruar jetë 22-vjeçarja keniane e cila u dhunua barbarisht në Tiranë. Lajmi për vdekjen u konfirmua nga e ëma e saj.

Joy Ayoko ka ndërruar jetë në një nga spitalet në Kenia, ku e reja u transportua së fundmi.

Ngjarja e rëndë u shënua më 13 gusht, ku 22-vjeçarja keniane Joy, është dhunuar dhe hedhur nga kati i dytë i banesës ku jetonte me qira në rrugën “Pandeli Evangjeli” në Tiranë. E reja punonte në një kazino në Tiranë dhe jetonte në Shqipëri prej janarit të 2022, por një natë ajo u gjet e hedhur pas pallatit ku banonte, e dhunuar brutalisht me kockat e ijeve dhe tre brinjë të thyera si dhe me trauma në tru.

Edhe pse kanë kaluar disa muaj nga ngjarja e rëndë ende nuk është zbardhur se kush janë autorët që dhunuan dhe çuan në vdekjen e 22-vjeçares.