Përsëritet e njëjta skenë. Deputetët demokrate të pezulluar nga Kuvendi nuk lejohen nga Garda të hyjnë në sallë.
12 deputetë të opozitës janë përjashtuar nga seanca parlamentare. Ndërkohë Flamur Noka dhe deputetë të tjerë kanë tentuar të hyjnë në Kuvend, por janë përballur me efektivët e Gardës të cilët kanë bllokuar hyrjen kryesore.
Deputetët demokratë kërkuan edhe praninë e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, Genci Gjoncaj, të ishte i pranishëm, për t’i komunikuar ankimimin që kanë bërë kundër Komisionit të Etikës, por nuk kanë marrë përgjigje.