Deputeti Dashnor Sula, në fjalën e tij në Kuvend u shpreh se nëse situata tensionuese në Kuvend dhe është e stisur duke shtuar se mazhorancës duhet t’i vijë turp për sjelljen që po bën.
Pjesë nga debati:
Felaj: Kujdesuni ë mos hyni në konflikt me kolegët
Sula: Mos hyr ti. Parlamenti duhet kthyer në shinat normale. Kjo situatë është e stisur dhe e i intereson të dyja palëve. Të gjithë palët janë në një kazan. U intereson të krijojnë konflikt. Ky tension po rritet me qëllim të caktuar për të larguar vëmendjen nga SPAK dhe SHBA. Pra kryeministri duhet të vijë këtu dhe opozita të sillet më në këtë mënyrë. Kemi që në dhjetor që nuk flasim për problemet e qytetarëve. Mbajeni mend se tensioni do të rritet.
(BalkanWeb)