Zbulohet identiteti i 34-vjeçarit shqiptar që u vra mëngjesin e sotëm nga një shtetas grek. Bëhet fjalë për 34 vjeçarin Visar Dakrama, teksa mediat greke kanë publikuar edhe foto të tij.
Mediat greke shkruajnë se 34-vjeçari me origjinë nga Vlora u ekzekutua nga një 33-vjeçar grek pas një sherri për një vazjë. Vrasja ndodhi rreth orës 06:00 të mëngjesit në një lokal në zonën e Skylabela, në ishullin e famshëm të Mykonosit.
Sipas informacioneve të mediave greke, 34-vjeçari shqiptar ngacmoi vajzën, e cila ishte nën shoqërinë e autorit të krimit.
Sipas avokates së autorit, Elena Karygiannis, ai ka dëshmuar se: “Ajo ishte në shoqërinë e time dhe reagova kur 34-vjeçari shqiptar po e shqetësonte.”
Pas debatit në lokal, 33-vjeçari ka shkuar ka marrë një armë gjahu që e mbante në banesë dhe e ka qëlluar me plumb në kokë shqiptarin
Gjatë kryerjes së aktit të rëndë 33-vjeçari grek, personi që shihninë foton e mëposhtme ka qenë në gjendje të dehur.