Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish takimet e kreut të opozitës, pa distancim fizik dhe duke shkelur masat anti-COVID.
Teksa ka publikuar një foto nga takimi i kreut të PD-së me banorët e Astirit, ku Lulzim Basha shfaqet në një video të xhiruar me diell, kreu i qeverisë ironizon se ai po fle në këtë ditë shiu.
‘Ndërkohë që fle në këtë ditë shiu, Lulëzim Basha del në tv me një video të xhiruar në ditë me diell, ku siç shihet vazhdon të infektojë me krenari ndjekësit e tij!
Ne vazhdojmë vaksinimin masiv dhe distancimin fizik për ta fituar këtë luftë, me vetëdijen se shëndeti i shqiptarëve është mbi gjithçka.
Vaksinimi dhe distancimi do të na nxjerrin së shpejti fitues si popull e si shtet mbi Armikun e Padukshëm, ndërsa turpi i infektimit të përditshëm do të jetë vula që do t’i mbetet humbësve të 25 prillit!’- shkruan Rama.
Top Channel