Më datë 21/02/2023 Drejtuesi i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan Z. Kreshnik Ajazi ftoi në një tryezë Drejtuesin e Degës Territoriale të Shërbimit të Provës Elbasan dhe specialistët e kësaj zyre.
Pjesë e kësaj tryeze ishte gjithashtu:

  • Drejtuese e Seksionit prokurore Znj. Pranvera Stafa
  • Prokurori e ekzekutimeve Z. Mustafa Turku.
    Qëllimi i këtij takimi ishte ri – vendosja e një kontakti institucional dhe gjithashtu diskutimi rreth problematikave që mund të jenë hasur për të pasur një bashkëpunim akoma më të mirë, në funksion të punës.