Gjykata e Lartë nuk e ka pranuar rekursin e Prokurorisë për Krime të Rënda, sot SPAK, kundër vendimit të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda.
Në vitin 2017, Apeli i Krimeve të Larta, i shpalli të pafajshëm të gjithë të ashtuquajturit anëtarë të “Hakmarrjes për drejtësi”.
Çështja është shqyrtuar në dhomë këshillimi, një ditë më parë nga trupa gjykuese Ilir Panda, Ervin Pupe dhe Enton Dhimitri.
Ata kanë rrëzuar argumentet e Prokurorisë për Krime të Rënda se anëtarët duhet të dënoheshin për disa vepra penale si vrasje dhe organizatë kriminale.
Me vendimi e Gjykatës së Lartë, mbetet në fuqi vendimi për pafajësinë e 10 personave.
Organizata “Hakmarrje për Drejtësi” u shpall publikisht në 13 tetor 1996.about:blank
Gjykimi ndaj organizatës filloi që në vitin 1998, por u rikthye për gjykim me kërkesë të të akuzuarit kryesor Orik Shyti.
Vëllezërit Shyti janë djemtë e Aredin Shytit, një prej figurave të rëndësishme të Ministrisë së Brendshme në diktaturën komuniste dhe në qeverisjen e ish-kryeministrit Fatos Nano në 1991./CNA.al