Të paktën dy persona u vranë, gjashtë u plagosën dhe 53 janë ende të zhdukur pasi një bosht i minierës së qymyrit u shemb të mërkurën në rajonin e Mongolisë së Brendshme të Kinës veriore, thanë media shtetërore. “Punëtorët dhe automjetet u varrosën” në shembjen e minierës së operuar nga kompania e minierave të qymyrit Xinjing, njoftoi transmetuesi shtetëror CCTV.
Videoja e postuar në mediat sociale, që besohet se është postuar nga një shofer kamioni me qymyr, tregon shkëmbinj që shemben poshtë një kodre, duke dërguar retë e pluhurit kafe që përfshinë disa automjete. “I gjithë shpati u shemb. Sa njerëz vdiqën nga kjo?”, dëgjohet në sfond një zë mashkullor.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:00 (ora lokale), sipas CCTV. Media dhe agjenci të tjera qeveritare e përshkruan incidentin si një “rrëshqitje dheu”.
“Në orën 17:13 (ora lokale) tre persona u nxorën nga miniera, dy prej të cilëve nuk dhanë shenja jete”, sipas agjencisë New China.
Deri në orën 19:00 (ora lokale), gjashtë persona të lënduar janë shpëtuar, tha Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë, duke shtuar se kishte dërguar 15 ambulanca dhe 45 personel mjekësor në vendngjarje.
Tetë ekipe shpëtimi, më shumë se 330, u dërguan në vendngjarje për operacionet e shpëtimit, sipas medias online The Paper.
“Ne duhet të bëjmë çdo përpjekje për të shpëtuar të zhdukurit dhe për të trajtuar të plagosurit,” tha presidenti Xi Jinping, ndërsa kryeministri Li Keqiang bëri thirrje për një hetim të shpejtë për shkakun e rrëzimit. Mongolia e brendshme është një zonë e rëndësishme e prodhimit të qymyrit në Kinë.