Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën “Arrest me burg” për shtetasin Arben Spahiu dhe Arrest me burg me afat 60 ditor per Arsen Preçin të cilët u arresuan disa ditë më parë në lagjen Emin Matraxhiu pas gjetjes së një automjeti BMË X6 në brendësi të të cilit ishin 3 automatikë dhe dy shishe me benzinë. Arben Spahiu, 53 vjeç, banues në Elbasan akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”; ndërsa Arsen . Preçi 44 vjeç, banues në Elbasan, akuzohet për veprën penale “Mbajtja dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.pavarësisht deklarimeve mohuese, grupi hetimor ka bindjen se ata jënë poseduesit e armëve të sekuestruara. Policia dyshon se shënjestër e atentatit të dështuar ishte Elton Kila, i njohur si Oti i Elbasanit. Atentati ndaj tij mendohet të jetë porositur nga burgu nga Erjon Alibej për shkak të konflikteve që kanë pasur për trafikun e drogës.
Atentati i dështuar në Elbasan/ Gjykata lë në burg dy të arrestuarit
50