Ish-ministri Arben Ahmetaj thotë se nuk ka hedhur asnjë firmë në procedurat për inceneratorët e Elbasanit, Fierit dhe Tiranës. “Kam zero përfshirje”, u shpreh ish-ministri, teksa u ballafaqua dhe me disa dokumente në studion e emisionit “Opinion”.
“Në procedurën e inceneratorit të Elbasanit, Fierit dhe Tiranës, unë nuk kam marr pjesë dhe kam zero përfshirje. Pra, kam zero përfshirje në procedurë. Unë nuk kam firmë te inceneratorët. Dhe po them, që të dyja veprat, Elbasanit dhe Fieri janë të domosdoshme”, u shpreh Arben Ahemtaj.
Ish-ministri i Ekonomisë akuzohet nga opozita dhe disa media se ka pasur njohje me pronarët e inceneratorëve dhe ka marrë përfitime prej tyre. Mirëpo, Arben AHmetaj mohon publikisht që të ketë hedhur ndonjë firmë apo të jetë i përfshirë në procedurën e prokurimit.
Pjesë nga biseda në studio:
Arben Ahmetaj: E para dhe mbi të gjitha është e rëndësishme që ta vendosim në një kuadër, se ju shmangët pjesën e procedurës për inceneratorët. Cila është akuza ndaj meje? Ka akuzë zyrtare? Jo nuk ka.
Blendi Fevziu: Jo, kush tha. Unë kam një shkresë të një kolegu që thotë që SPAK vazhdon të kryejë hetimet për inceneratorin e Elbasanit. Objekt i hetimeve janë dhe veprimet e shtetasit Arben Ahmetaj.
Arben Ahmetaj: Shumë korrekte. Në procedurën e inceneratorit të Elbasanit, Fierit dhe Tiranës, unë nuk kam marr pjesë dhe kam zero përfshirje. Pra, kam zero përfshirje në procedurë. Unë nuk kam firmë te inceneratorët. Dhe po them, që të dyja veprat, Elbasanit dhe Fieri janë të domosdoshme.
Blendi Fevziu: Keni dhënë dakordësi për Elbasanin. Letra e Ahemtaj që jep “okay” për inceneratorin e Elbasanit.
Arben Ahmetaj: Do dalësh gabim, ti nuk del, por këtë herë do dalësh gabim. Është një dhënie dakordësie. Kjo letër është (tregon dokumentin), ka vlerë nul nga ana e procedurës. Nuk i referohet asaj, nuk i jap “okay” asaj që thotë Blendi, por kërkohet mendim për përcaktimin e Autoritetit Kontraktues.
Blendi Fevziu: Kjo letër është firmosur në 14 prill 2014. A e dinit kush ishin personat që do merrnin inceneratorët. A i kishit dëgjuar emrat e Mirel Mërtirit, Klodian Zotos dhe Stela Gugalljas?
Arben Ahmetaj: Klodianin dhe Gugalljan nuk i njihja. Kurse Mërtiri…
Blendi Fevizu: Po për inceneratorin e Tiranës e ka firmën Erion Veliaj. (Lexon një dokument)
Arben Ahmetaj: Po pyesni Erion Veliaj. Mund të pyesje dhe kryeministrin kur e kishe këtu, për rolin e Erion Veliaj.
Blendi Fevziu: Pse është dhe Erion Veliaj?!
Arben Ahmetaj: Po a e pe firmën aty?! Pyete.
*Blendi Fevziu i tregon Ahmetaj disa nga udhëtimet dhe qëndrimet e tij në Evropë, pagesat sikurse është denoncuar në media, janë bërë nga karta bankare e Klodian Zotos.
Arben Ahmetaj: I je referuar një spekulimi të pastër. Këto janë spekulime, nuk është i vërtetë. Nuk kam fjetur unë, nuk kam paguar unë me kartën e Zotos, nuk ja kam kërkuar ndonjëherë kartën. Ishalla do Zoti ta pyesni ndonjëherë ndonjë nga ata.
Blendi Fevziu: Pse nuk i merrni në telefon ta përgënjeshtroni?
Arben Ahmetaj: Po dhe ça do më thonë ata, nuk je ti?! Sot me këtë rezervim je në Madakaskar, s’je me mua këtu.