Vera është shumë pak muaj larg, dhe të gjithë bejnë përpjekje të mëdha për të qenë në “top formë” gjatë muajve të nxehtë të frekuentimit të plazhit. Për këtë arsyë, shumica i drejtohën kufizimit radikal të ushqimeve, duke neglizhuar pasojat negative që kjo gjë sjell në shëndetin fizik dhe mendor.

Në mënyrë që të humbni peshë, duhet të keni një deficit kalorish, i cili nënkupton të digjni më shumë kalori me ushtrime sesa po merrni përmes ushqimit. Por, një nga arsyet kryesore që njerëzit ndalojnë së humburi peshë, është sepse nuk hanë sa duhet.

Mosdhënia e trupit tuaj karburantit që i nevojitet mund të shkaktojë që metabolizmi juaj të ngadalësohet. Kjo do të thotë që ju nuk digjni më kalori dhe kaloritë që konsumoni përfundojnë duke u ruajtur si yndyra, që do të thotë se nuk do të jeni aq të suksesshëm në humbjen e peshës.

“Për t’u siguruar që po hani mjaftueshëm dhe jeni ende në një deficit kalorish, vendosni një sasi të arsyeshme për marrjen tuaj të përditshme të kalorive prej të paktën 1,300 kalorive, mos harroni asnjëherë një vakt dhe nëse jeni të uritur – hani. Mos e privoni veten nga karburantet që i duhen trupit tuaj!”, ka thënë Terri-Ann Nunns, themeluese i Planit Terri-Ann New You.

Për më tepër, mund të kosnumoni disa ushqime, si drithërat, pasi fibrat janë jetike që sistemi juaj tretës të punojë siç duhet. Ndryshimi më i lehtë që mund të bëni për të marrë më shumë fibra në dietën tuaj është zëvendësimi i karbohidrateve me ushqimet e grurit të si: buka e zezë, makaronat, orizi integral, thekër.
Avokadot janë një burim i yndyrave të mira. Ky frut është i pasur me yndyra që mund të ndihmojnë në kontrollin e sheqerit në gjak.

Njerëzit që konsumojnë arra mund të kenë një sasi më të ulët të dhjamit të barkut, në krahasim me ata që zgjedhin ushqime tradicionale me bazë karbohidratesh.
Vezët janë ushqimi i përsosur i mëngjesit me proteina të larta. Ato bëjnë shumë punë në zvogëlimin e masës dhjamore duke ju mbajtur të ngopur.

Banane, pasi ky super frut është i mbushur plot me vitamina. Bananet përmbajnë magnez dhe kalium, të cilat kompensojnë efektet e ushqimeve të përpunuara dhe të kripura që shkaktojnë fryrjen e barkut.

Kosi është një ushqim që ndikon në zhvillimin e baktereve të mira në zorrë, duke rritur kështu aktivitetin tretës të tyre.
Ndërsa çaji jeshil cilësohet si një prej antioksidantëve më të mirë si dhe një nxitës i mirë i metabolizmit. Faxweb.al