“…FBI të parës fare, problem për mua do të ishte e kundërta, që rusët të hidhnin parasi për disa për këndimin te çadra dhe unë të mos tregoja, më falni po se kuptoj ku do të dilni me këtë, cila e vërtetë doli që paratë i kanë dhënë 500 fantazma në diasporë dhe rusët i kam shpikur unë përveç, këtij informacioni disinformuees që personi A ja ka kaluar personit B që ia kaluar FBI-së, më pas ia ka kaluar SPAK-ut në Shqipëri e kështu me rradhë.
Së bashku me PD-në të gjitha partitë financohen nga para ruse për të destibilzuiar, kjo doli në raportin e CIA-s.
Edhe rusi i paguar e ka deklaruara vetë që është paguar për të ndihmuar PD-në. Unë e shpika atë, ndërkohë që po bëja një matroshkë me bombë ruse dhe ta hidhja në erë në Washnigton.
Fuqia ime penetruese në të gjitha institucionet amerikane, Ju qofshi, zoti i ndihmoftë ata që vijnë pas jush që paguajnë nga puna e ndershme e personit Z, Ml dhe persona të tjerë të lidhur me ata që mbikëqyrin interpolin.
Tradhëti kombëtare, kam tradhtuar kombin sepse desha të eliminoj për të shkatërruar demokracinë dhe kam përdor FBI?!
E zëmë se e kam bërë unë, kryeministri i një vendi milingonë, nuk ekziston asnjë kryeministër që ta ketë fuqinën, nuk ekziston.
Ku kam tradhtuar unë kur jeni ju ata që i keni marrë paratë ruse.
Këtu në Shqipëri ju i shpëtuat përgjegjësisë falë asaj prokurorie që e mbylli Gërdecin si një histori aksidentale dhe 21 janarin si vrasje te justifikuar dhe plot e plot raste të tjera.
Kësaj pyetjes pse se bërë 10 vjet, e para nuk ia fus prokurorëve e dyta ka disa raste historia në vende jodemokratike dhe pastaj janë kthyer demokratike, ka dhunuar shumë, duke tërhequr zvarrë me pizhame, autorët kanë përfunduar aty ku e kanë vendin.
E dini kush është më e bukura në këtë histori, flasin e akuzojnë ata që kur ishin në qeveri paguan miliona nga taksat e shqiptarëve për lobim në SHBA për të na goditur ne, bashkë me ju duke eksportuar me kamion lobistët. Sikur “non gratat” të bliheshin me lekë këtu vetëm Pandeli Majko do kishte shpëtuar. Jo për të bërë thirrje për të dalë nga protesta po nuk do dilnin nga shtëpia.
Dolët ju nga Lana që zbuluat se një zyrtar të FBI-së e blen një Edvin Kristaq Rama, e dylloskan me gjithë CIA një Dori Duçka e të tjerë kështu.
Ata që na akuzojnë kanë bërë të gjitha të zezat.
Pika kush e ka qeverisur Shqipërinë.
Aktakuza e prokurorisë amerikane, e kam lexuar me shumë vëmendje, nuk thotë asgje aty për Deri Paskan, vetëm te aktakuza e Lanës e thotë këtë.”