Një nga viktimat e 40 vejçarit Dan Hutra një ditë më parë në Tiranë ishte edhe Etleva Kurti me origjinë nga fshati Gurrë e Vogël në Mat.
32 vjeçarja është përcjellë këtë të enjte në banesën e fundit në fshatin e saj të lindjes.
Ndërkohë familjarët që jetojnë ende këtu shprehen të tronditur dhe kërkojnë ndëshkimin maksimal për 40 vjeçarin.
Mehmet Kurti shprehet se e reja ishte një viktimë e paralajmëruar, pas konfliktit që ka patur Dan Hutra me vëllain e Etlevës, Vladimirin në burg.
(BalkanWeb)