Gjykata e Shkallës së Parë në Elbasan ka shtyrë sërish seancën ndaj shtetases ruse, Svetlana Timofeeva.
Shkak i shtyrjes së seancës ka qenë kërkesa e bërë nga Timofeva, e cila ka kërkuar që aktakuza e prokurorisë të jetë në gjuhën ruse.
Gjykata e ka pranuar kërkesën e saj dhe vendosi që seanca e rradhës të mbahet në datën 17 mars.
Në gusht të vitit 2022, dy rusët Mikhail Zorin e Svetlana Timofeeva dhe 25-vjeçari ukrainas Fiodor Mihailoviç, po fotografonin ambientet në Uzinën e Armëve në Gramsh. Në një moment ata kanë tentuar që të futen brenda dhe u pikasën nga ushtarët shqiptarë, të cilët u kanë bërë me shenjë që të ndalojnë.
Ato nuk u janë bindur urdhrave dhe njëri prej tyre, Mikhail Zori, i ka sulmuar me spraj kimik. Të tre u arrestuan nga policia dhe u hetuan e do të gjykohen si spiunë të shërbimit sekret rus.