Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, përmes një konference me gazetarët ka folur mbi mbarëvajtjen e procesit zgjedhor pas zgjidhjes së ngërçit të krijuar në KQZ mbi modelin e fletës së votimit.
Celibashi bëri me dije se në bazë të komunikimeve që kanë pasur mëngjesin e sotëm me kompaninë prodhuese të fletës së sotimit, printimi dhe transportimi i materialeve zgjedhore do të ndodhë brenda afatit të përcaktuar duke mos i rrezikuar zgjedhjet.
“Ne kemi komunikuar herët në mëngjes me përfaqësuesit e kompanisë sllovene dhe kemi marrë përgjigjen që me këtë format ata mund t’i qëndrojnë afateve që ne kemi kërkuar.
Procesi i printimit dhe i transportimit është më i thjeshtë dhe nuk kemi asnjë lloj problemi. Fleta e votimit do të jetë e njëjtë në të gjitha qarqet. Në disa qarqe krahas 12 koalicioneve kemi dhe kandidatë të pavarur.
Nëse do të kishim edhe një vonesë më shumë në kohën kur do të kishim versionin përfundimtar të fletës së votimit kostot do të ishin më të mëdha të transportit pasi do të ishim në kushtet e emergjencës.
Kjo është fleta e votimit. Ne do të bëjmë të pamundurën për informimin e çdo shqiptari për mënyrën si do të votohet në fletënn e votimit”, tha Celibashi.
faxweb.al