Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka folur nga Pogradeci për procesin e vaksinimit. Në një deklaratë për mediat, ajo tha se në shkallë vendi janë vaksinuar 192 mijë  persona, duke shtuar se ditën e sotme do të shkojë deri në 200 mijë.

Ajo ka thënë se ka përfunduar procesi i vaksinimit të mësuesve dhe bluzave të bardha.

“Po vijon vaksinimi për  të moshuarit +70 vjeç dhe efektivet e policisë, ka përfunduar vaksinimi i arsimtarëve të arsimit publik dhe jopublik. Mjekët dhe infermierët kaneë marre dozën e dytë dhe ka pëfunduar si proces.

Në shkalleë vendi në total jemi në nivel 192 mijë të vaksinuar deri dje. Sot do të arrijmë në 200 mijë të vaksinuar.”

Ora news