Rrallë një festë ka fuqinë të përfshijë më shumë njerëz se 7 Marsi. Në një mënyrë ose në një tjetër, në çdo çast të jetës ne jemi Nxënës. Dhe po ashtu disa prej nesh kujtohemi prej dikujt për faktin se jemi apo kemi qenë Mësues. Kjo e bën 7 Marsin festën e të gjithëve.

Për shqiptarët, kjo është Dita e Mendjes së Hapur dhe e Shpirtit që lyp dritë…

Gëzuar mësuesit e mi të paharrueshëm – të gjithë sa jeni. Gëzuar të gjithëve këtë Ditë të madhe të fitores së Dijes mbi Errësirën, këtë ditë kombëtare të vetëdijes se “Dritë e Diturisë përpara do të na shpjerë”.

Gëzuar 7 Marsin