Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka lujatur sërish rolin e të shqetësuarit për arsimin në vend.
Ditën e sotme ai ka mbledhur tryezën për arsimin parauniversitar ku ka “qarë” arsimin dhe ka vënë në pah problematikat e shumta të tij.
“Arsimi ndodhet në një fazë të keqe. Shqipëria e vitit 2023 dhe fëmijët tanë janë në gjendjen më katastrofike. Unë kam folur përherë për problemet e arsimit edhe në 7 mars. Sa i takon numrit të nxenësve të shkollave të larta është ulur në mënyrë drastike. Të gjitha vendet e rajonit kanë pasur përmirësim, ndërsa Shqipëria jo”, tha ai./CNA.al