Gjykata e Posaçme ka dënuar me 12 vite burg Nazif Ajrofski, i cili u kap në qershor të 2021 në Portin e Durrësit me 324 kg kokainë.
Ajroski për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuaj 8 vite burg. Ajrofski drejtnte kamionin, ku edhe u gjet droga. Kokaina gajtë një kontrolli në mjet u gjet e fshehur në serbatorin e kamionit.
Kujtojmë që më 19 qershor të 2021 në Portin e Durrësit u kap një kamion me 324 kg kokainë, të paketuara dhe të mbështjella me logo “DIOR, “PSG” dhe “Chicago Bulls”. Në pranga ra drejtuesi i kamionit shqiptari nga Maqedonia, Nazif Ajrofskin.